Manjola Nallbani mbajti koncert recital me rastin e 30-vjetorit të karrierës

Mediale Vip

Manjola Nallbani mbajti koncert recital me rastin e 30-vjetorit të karrierës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:32
Manjola Nallbani

Këngëtarja Manjola Nallbani ka mbajtur koncert me rastin e 30-vjetorit të karrierës.

Manjola Nallbani sonte (e enjte) mbajti koncert recital në Tiranë, ku këndoi hitet e saj.

Të ftuar special në këtë koncert ishin edhe disa emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.

 

Aurela Gaçe, Eli Fara, Kastriot Tusha dhe Shkëlzen Jetishi, ishin pjesë e këtij koncerti, me të cilët Manjola këndoi në skenë.

Më poshtë mund  ta shihni një video nga koncerti solistik i Manjola Nallbanit në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat