Fero dhe Arbenita i japin fund lidhjes së tyre

Mediale Vip

Fero dhe Arbenita i japin fund lidhjes së tyre

Më: 17 maj 2019 Në ora: 00:16
Fero dhe Arbenita

Pak muaj më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se reperi Fero ishte në një lidhje me modelen super yll, Arbenita Ismaili. Pasi në media qarkulluan fotot e tyre, ata e pranuan lidhjen publikisht duke treguar më vonë nëpërmjet postimeve të ndryshme se ishin shumë të dashuruar.

Jeta e tyre private dhe lidhja ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ata janë parë shumë herë bashkë dhe kanë qenë të pandarë teksa nuk kanë munguar dhe dedikimet dhe surprizat romantike. Megjithatë mëngjesin e sotëm, Fero i ka shokuar fansat teksa ka lajmëruar se është beqar sërish.

“Çkemi vajza që tani e tutje unë jam sërish beqar”, ka shkruar ai ndërkohë ka fshirë të gjitha fotografitë me Arbenitën në llogarinë e tij Instagram, duke lënë vetëm një prej tyre. Në këtë mënyrë ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tij me Arbenitën ka marrë fund.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat