Aktorja amerikane, Minka Kelly, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka thënë se kur ka qenë e mitur ka abortuar një fëmijë.
Kjo deklaratë e aktores vjen menjëherë pasi shteti i Alabamës ka kufizuar abortin duke miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit procedurën në pothuajse të gjitha rastet.
“Kur kam qenë më e re kam pasur një abort. Ky ka qenë vendimi më i mirë që kam mundur të marrë”.
“Ky vendim ka qenë i mirë për mua, për të dashurinë tim por edhe për atë fëmijë që nuk u lind”, tha Kelly në Instagram.