Artjola Toska ka publikuar këngën më të re, të cilën kësaj radhe nuk e ka solo-projekt.
Artjola Toska ka publikuar projektin e ri me titull “Koka ty ta boni”, të cilin e solli në duet me Magic 4.
Këtij projekti ia shoqëruan edhe videoklipin, i cili u punua nga “Max Production”, ndërsa e sjellin të kënduar me plot ritëm.
Për tekstin dhe muzikën e këngës u kujdes Pirro Çako, ndërsa mix/masterin e bëri Muza Production.