Adelina Tahiri tregon sa kilogramë ka humbur pas lindjes dhe lë të gjithë pa fjalë

Mediale Vip

Adelina Tahiri tregon sa kilogramë ka humbur pas lindjes dhe lë të gjithë pa fjalë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 07:36
Adelina Tahiri

Adelina Tahiri është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Si para dhe pas lindjes së djalit këngëtarja shqiptare ka ndarë me të gjithë ndjekësit etapat e ndryshme të mëmësisë.

Artistja shqiptare nuk e ka pasur problem të flasë publikisht edhe për kilogramët e shumtë që shtoi gjatë shtatzënisë.

Image

Pak kohë më parë ajo tregoi se kishte shtuar 27 kilogramë.

Megjithatë pas një “lufte” të gjatë me dita dhe palestër duket se tani Adelina ka arritur peshën ideale. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto të trupit dhe format e saj fizike duken perfekte.

Në fotografi ajo shfaqet e tonifikuar dhe me bel shumë të hollë, njësoj si para lindjes së djalit. “Po deshët besoni, po deshët jo, nga 84.8 kilogramë jam 58 kilogramë”, ka treguar Adelina gjithë krenari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat