Stine tregon si ju fshinë 800 këngët e reja

Mediale Vip

Stine tregon si ju fshinë 800 këngët e reja

Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:35
Stine

Këngëtari Stine po përgatitet për nxjerrjen e albumit të ri. Aktualisht ai ka publikuar katër këngë dhe gjatë muajve në vijim do nxjerrë në treg edhe gjshtë këngë.

Ndërsa këngët e tjera të albumit do mbesin surprizë për publikun.

“Kam publikuar katër këngë brenda 5 javëve të shoqërua me videoklip. Kënga e fundit është ‘Ti dhe unë’. 15 kanë ngelur. Do nxjerr 10 këngë, të tjerat kur të dalë albumi.

Janë të mbaruara vetëm për ti nxjerrë kam. Kam punuar 8-9 muaj pa dalë fare, as pushime nuk bëra dot. Pa dalë fare nga studio”, tregoi këngëtari, i ftuar në emisionin ‘Late Night Show’, ku rrëfeu edhe një incident ku ju fshinë 800 këngë.

Ai tha se ka ndodhur 2-3 herë që është bërë albumi gati dhe nuk ka dalë.

“Në çdo rast ka pasur ndonjë incident. Në njërin nga rastet më mori virus kompjuteri dhe mu fshinë 800 këngë. Duhet ti bëja nga fillimi. Mu prishën 800 këngë të reja”, tha këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat