Madonna do performojë sonte në Eurovision

Mediale Vip

Madonna do performojë sonte në Eurovision

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:05
Madonna

Pas disa muajsh negociata, Madonna ka nënshkruar të martën një marrëveshje për të performuar në finalen e Eurovision, që do mbahet më 18 maj.

Këngëtarja arriti në Izrael pasditen e së martës dhe pati përplasje me The European Broadcasting Union, por më në fund ranë dakord.

“Tani është zyrtare. Pas disa ditëve të tensionuara, kontrata mes Madonnës dhe producentëve të Eurovision është nënshkruar sot”, kanë njoftuar nga transmetuesi publik izraelit, KAN.

Sipas Jerusalem Post, Madonna do të performojë dy këngë në mbrëmjen e së shtunës, një nga albumi i saj i ri Madame X dhe një këngë të vjetër si "Like a Prayer" e vitit 1989.

Në konkursin e Eurovision marrin pjesë këngëtarë nga më shumë se 40 vende, por në finale vetëm 26 këngë. Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do performojë sot këngën shqip "Ktheju tokës" dhe shpreson që të kalojë në mbrëmjen finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat