Me një ‘meme’, Beatrix Ramosaj tregon gjithçka për statusin e saj aktual - Bota Sot
Me një ‘meme’, Beatrix Ramosaj tregon gjithçka për statusin e saj aktual

Mediale Vip

Me një ‘meme’, Beatrix Ramosaj tregon gjithçka për statusin e saj aktual

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:44
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka vite që është pjesë aktive e skenës muzikore shqiptare dhe pavarësisht se është personazh i njohur jetën private është munduar ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike. Megjithatë ajo është përfolur shpesh për histori dashurie, edhe pse disa prej tyre këngëtarja i ka përgënjeshtruar publikisht.

Pak muaj më parë në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi lajmi se Beatrix kishte nisur një lidhje me reperin shqiptar, Escobar.

Mirëpo ata të dy i hodhën poshtë zërat, duke treguar se janë vetëm miq dhe asgjë më tepër.

Së fundmi Beatrix ka vendosur të tregojë edhe njëherë publikisht se çfarë po ndodh me jetën e saj, për të mos lënë vend për asnjë dyshim. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të një ‘meme’ në të cilën shkruhet:

“Unë jam beqare, sepse askush nuk e beson që jam beqare”.

Image

Beatrix nuk ka shtuar asgjë më tepër pas këtyre fjalëve, sepse mesazhi është shumë i qartë. Kujtojmë se për herë të fundit këngëtarja ka publikuar një këngë në gusht të 2018-tës në bashkëpunim me vëllain e saj, Alban Ramosaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...