Po mbahet nata finale e festivalit “Eurovision”.
Jonida Maliqi këtë vit përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”, me të cilën arriti të kualifikohet në finale.
Ajo pothuajse një orë më parë ka përfunduar performancën në finalen e “Eurovisionit”, ndërsa bashkë me ekipin po presin me padurim kohën e votimeve.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka falënderuar të gjithë që e përkrahin.
“Faleminderit shumë, ju dua shumë”, janë fjalët e Jonidës.
Kujtojmë se në garë për vendin e parë në këtë festival janë gjithsej 26 shtete, ku Shqipëria mban numrin 2.