Kush është Met Elshani, personi që u plagos dy ditë më parë - Bota Sot
Kush është Met Elshani, personi që u plagos dy ditë më parë

Mediale Vip

Kush është Met Elshani, personi që u plagos dy ditë më parë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 11:48
Met Elshani

Met Elshani u plagos nga disa persona dy ditë më parë në Prishtinë.

Met Elshani, i cili u plagos dy ditë më parë në lagjen Dardania në Prishtinë për publikun njihet si menaxheri i shumë emrave të njohur të cilët kanë arritur suksese në muzikë pasi u bënë pjesë e ‘On Records’.

Mirëpo të paktë janë ata që e dinë se ai ka qenë ushtarë-epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përveç kësaj ai është ndër personat që ka hapur firmë nga viti 2000, kështu duke u siguruar mbijetesën mbi më shumë se 1000 punëtorëve dhe sot ende ka 800 punëtor që mbajnë familjet e tyre nga pagesat që marrin tek ai.

Duke pasur parasysh kontributin e tij dhe familjes së tij për vendin, Meti për lajmi.net tha se nuk është një njeri i problemeve dhe ‘show-eve’ të cilat të tjerët duan t’i shohin.

I kontaktuar për ta pyetur lidhur me plagosjen që iu bë para dy ditësh në Prishtinë, Meti tha se nuk i njeh viktimat dhe se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte duke shkuar tek berberi.

“Kjo që më ndodhi mua, njerëzit mundohen me e laku në shumë drejtime dhe kjo nuk është aspak e mirë për mua si një njeri që ka qenë ushtar-epror në UÇK. Jam një njeri që kam kontribuar për këtë vend që rrallë kush ka mujt me kontribu kaq shumë sa unë dhe familja ime. Ky jam unë Met Elshani, sjam unë njeri i problemeve dhe ‘show-ave’ që dikush don mi pa”, ka përfunduar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...