Jonathan Tucker dhe bashkëshortja e tij Tara, kanë mirëpritur në jetë binjakët e tyre.
Çifti u bë me një djalë dhe vajzë, të martën në Los Angeles, raporton ET.
Ata ende nuk kanë vendosur për emrat, por burime pranë tyre kanë thënë se çifti është jashtëzakonisht i emocionuar.
Çifti konfirmoi shtatzëninë në shkurt.
Jonathan dhe Tara janë martuar në vitin 2012 pasi u fejuan në një ceremoni romantike në New York.