Met Elshani flet pas plagosjes në Prishtinë

Mediale Vip

Met Elshani flet pas plagosjes në Prishtinë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:28
Met Elshani

Met Elshani u plagos dy ditë më parë në Prishtinë.

Met Elshani është plagosur të premten në lagjen Dardania në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate.

“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri”, thuhet në komunikatë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit), Met Elshani i cili tani po vazhdon trajtimin mjekësor.

I kontaktuar nga lajmi ai tregoi se nuk i njeh personat që e plaguan dhe se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte duke shkuar te berberi.

“Kjo që më ndodhi mua, njerëzit mundohen me e laku në shumë drejtime dhe kjo nuk është aspak e mirë për mua si një njeri që ka qenë ushtar-epror në UÇK. Jam një njeri që kam kontribuar për këtë vend që rrallë kush ka mujt me kontribu kaq shumë sa unë dhe familja ime. Ky jam unë Met Elshani, sjam unë njeri i problemeve dhe ‘show-ave’ që dikush don mi pa”, tha ndër të tjera Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat