A u tremb Fero kur mori vesh se Arbenita ishte shtatzënë? - Bota Sot
A u tremb Fero kur mori vesh se Arbenita ishte shtatzënë?

Mediale Vip

A u tremb Fero kur mori vesh se Arbenita ishte shtatzënë?

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:38
Fero dhe Arbenita

U mjaftua një shaka e Arbenita Ismajlit në “Instastory” disa muaj më parë duke mbajtur dorën e saj te barku dhe lajmi që ajo ishte shtatzanë, mori dhenë.

Edhe pse çifti e hodhi poshtë këtë aludim të fansave, Fero rrëfeu ndjesinë e tij në “E Diell” kur mori vesh lajmet.

“Kur e kam parë këtë lajm kam qeshur. Nuk më zuri frika sepse është shumë normale që kjo të ndodhë për të gjitha çiftet e showbizit. Edhe pse jam i ri, sërish jam i përgjegjshëm”, shpjegoi reperi.

U duk fare qartësisht sportiviteti më të cilin Fero e kishte përjetuar këtë situatë të cilën ai e vazhdoi më tej duke shpjeguar se: “Nuk është koha ime tani që të bëhem prind, kam nevojë të fokusohem në karrierë, tek fansat e mi, tek njerëzit që duan ta dëgjojnë muzikën time. Unë nëse vendos të bëhem baba, nuk do kem mundësi të merrem me të gjitha këto, ndaj tani për tani jam i fokusuar vetëm në karrierë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...