Fero flet për lidhjen me Arbenitën: Tregon të vërtetën për “ndarjen”

Mediale Vip

Fero flet për lidhjen me Arbenitën: Tregon të vërtetën për “ndarjen”

Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:35
Fero dhe Arbenita

Historia e dashurisë së reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, jo vetëm që është me e komentuara në rrjetet sociale, por dhe ndër më të bukurat.

Para se të njihte Arbenitën, Fero deklaroi në “E Diell” se kishte pasur një “problem”, por që u sheshua me kalimin e kohës.

“Unë gjithmonë e kam dashur veten shumë, por Arbenita më ka bërë konkurrencë të sinqertë, kështu që tani e dua atë më shumë”, ka rrëfyer reperi, transmeton Top Channel.

Thuhet se kur ka dashuri, ka dhe xhelozi, por si qëndron kjo balancë mes Feros dhe modeles: “Ndonjëherë ndodh që ajo është më xheloze, më fiton mua, ndonjëherë e fitoj unë atë, pra që jam më xheloz, por në fund të fundit, nëse e shikojmë mirë njëri-tjetrin, s’kemi pse bëhemi xhelozë”.

Disa ditë më parë çifti “provokoi” përdoruesit e rrjeteve sociale me një postim që ishin ndarë, por që në fund rezultoi se ishte një shaka e cila nxori në pah sipas Arbenitës, të gjithë urrejtjen e njerëzve.

“Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë kur ti ecën mirë dhe ke një marrëdhënie të shkëlqyer. E hëngrët keq! Përpjekje e bukur për të gjithë ata djem dhe vajza që na shkruan në DM”, shkroi Arbenita në postimin e saj në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat