Jonida Maliqi flet pas Eurovisionit: Emocion i jashtëzakonshëm

Mediale Vip

Jonida Maliqi flet pas Eurovisionit: Emocion i jashtëzakonshëm

Më: 20 maj 2019 Në ora: 08:33
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi ka folur lidhur me performancën e saj në Eurovision.

Këngëtarja Jonida Maliqi e ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2019’ me këngën ‘Ktheju tokës’.

Shqipëria u rendit e 18-ta me radhë ndërsa fituese u shpall Holanda. Pavarësisht kësaj prezenca e Jonidës atje dhe performanca në gjuhën shqipe e ka bërë të ndihet me emocione të veçanta.

“Ajo çka është më e rëndësishme është që kur arrinë të shohësh publikun e huaj teksa këndon këngën shqipe është emocion i jashtëzakonshëm, andaj ndihem më e lumtur se kurrë”, tha Jonida në prononcimin e saj për mediat pas Eurovisionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat