E pyesin për Roza Latin në emision, Stine: Ka qenë më e mirë kur…

Mediale Vip

E pyesin për Roza Latin në emision, Stine: Ka qenë më e mirë kur…

Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:05
Stine dhe Roza Lati

Stine ka folur për Roza Latin.

Stine gjatë një interviste të fundit për “BE Coffee” ku foli lidhur me karrierën e tij muzikore, është pyetur edhe për ish-të dashurën, Roza Latin.

‘Me Rozën bën shumë rikthime në emisione apo intervista. Të vjen keq tani që nuk je i lidhur me Rozën në këtë periudhë që ajo është me shumë followersa?’, ishte pyetja të cilës nuk nguroi t’i përgjigjet Stine.

“Jo fare, nuk më bën përshtypje fare. Madje për mua ka qenë më e mirë kur nuk ka qenë me followersa”, u përgjigj me shumë sportivitet ai.

Ndryshe Stine së fundmi i ka dhënë fund lidhjes edhe me partneren e tij me të cilën ka edhe një vajzë dhe theksoi se momentalisht fokusi i tij është vetëm muzika dhe albumi i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat