Fejohet Scarlett Johansson

Mediale Vip

Fejohet Scarlett Johansson

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:34
Scarlett Johansson dhe Colin Jost

Scarlett Johansson dhe Colin Jost duket se do të martohen së shpejti.

Pas dy vjetësh lidhje dashurie, çifti janë fejuar.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i aktores Marcel Pariseau për Associated Press i cili ka thënë po ashtu se data e martesës nuk është caktuar akoma.

Johansson dhe Jost e kishin bërë debutimin e tyre publik si çift në muajin nëntor të vitit 2017.

Kjo martesë do të jetë e para për yllin e “Saturday Night Live” derisa për Johansson e treta.

34 vjeçarja e ka finalizuar divorcin me bashkëshortin e saj të dytë Romain Dauriac në muajin shtator të vitit 2017. Ish-çifti kanë një vajzë katërvjeçare Rose.

Johansson ka qenë gjithashtu e martuar me aktorin Ryan Reynolds për më shumë se dy vjet – nga muaji shtator i vitit 2008 deri në muajin dhjetor të vitit 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat