“Ditët e fundit në Top Channel”, Arbana Osmani befason me postimin

Mediale Vip

“Ditët e fundit në Top Channel”, Arbana Osmani befason me postimin

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:31
Arbana Osmani

Ka mjaftuar një foto me një diçiturë shoqëruese që i bëri lëmsh që të gjithë! Sidomos fansat dhe ndjekësit e shumtë të moderatores së njohur Arbana Osmani.

Teksa po punon për puntatat e fundit të këtij sezoni të "Dua të të bëj të lumtur", prezantuesja ka postuar një foto ku shprehet në anglisht: "Ditët e fundit në Top. E lodhur, por e lumtur".

Ka mjaftuar kaq dhe janë të shumë fansat që e pyesin se pse ky postim? Po largohet vallë nga Top Channel? Do të kthehesh me sezonin e ri në shtator me siguri?

Pikëpyetjet janë të shumta ndaj na duhet të presim që Arbana ndoshta do të japë ndonjë shpjegim në vijim.

Nuk dimë nëse ka vend për hamendësime për një largim të mundshëm të moderatores nga televizioni apo është thjesht një postim i rastit, ku Arbana Osmani ndan ditët e fundit të punës me sezonin e dytë të "Dua të të bëj të lumtur", për t’u rikthyer sërish në shtator me sezonin e ri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat