Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, presin që të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë futbollisti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.
Graniti ka publikuar një foto ku duket barku i rrumbullakosur i bashkëshortes dhe duart e tyre teksa e përkëdhelin.
“Mami dhe babi po të presin”, shkruan Xhaka bashkëngjitur me foton. Ndërkohë kujtojmë se Graniti dhe Leonita u martuan në korrik të vitit 2017, në një ceremoni private në Prishtinë, pas dy viteve fejesë.