“Abonimi për 50 euro”/ Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata në Festivalin e Kanës?! Si tentuan ta “gënjejnë” publikun me një video

Mediale Vip

“Abonimi për 50 euro”/ Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata në Festivalin e Kanës?! Si tentuan ta “gënjejnë” publikun me një video

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:17
Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata

Prej dy ditësh Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata kanë informuar publikun se ndodhen në festivalin e Kanës për të promovuar filmin e tyre “Dy gisht Mjaltë”.

Ndërkohë që të gjithë e kanë marrë këtë informacion të mirëqenë, e madje shumë artistë edhe i kanë uruar për këtë pjesëmarrje në këtë eveniment mjaft të rëndësishëm, Ermali dhe Elvana janë kujdesur që të jenë shumë të vëmendshëm në postimin e tyre dhe të krijojnë pikërisht këtë konfuzion që është krijuar.

Në fakt, Ermali dhe Elvana ndodhen vërtetë në Kanë, por jo në festivalin e mirënjohur, ku shfaqen filmat më të mirë nga e gjithë bota, por në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij.

Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij, kundrejt një tarife çokush mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda.

Një abonim e ditor për të marrë baxhën e pjesëmarrjes në këtë treg vjen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij aktiviteti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat