Një vit të martuar, çfarë nuk u pa nga dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle…

Mediale Vip

Një vit të martuar, çfarë nuk u pa nga dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle…

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:40
Princ Harry dhe Meghan Markle

Për të shënuar përvjetorin e tyre të parë, Duka dhe Dukesha e Sussex, kanë publikuar disa fotografi të reja nga dita e dasmës.

Princ Harry dhe Meghan Markle publikuan një përmbledhje të 14 imazheve.  “Secili prej jush e bëri këtë ditë edhe më kuptimplotë”, shkruan ata bashkëngjitur me fotot e publikuara në rrjetet sociale.

Fotografitë, shumica prej të cilave ishin bardh e zi, tregojnë momente të çiftit në dasmë dhe të ftuarve.

Kujtojmë se çifti mbretëror shkëmbeu unazat në Saint George Chapel më 19 maj të vitit të kaluar në Windsor Castle.

Ndërkohë Duka dhe Dukesha e Sussex u bënë prindër për herë të parë vetëm 2 javë më parë. Meghan solli në jetë një djalë të pagëzuar me emrin Archie.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat