Arnold Schwarzenegger merr vendim, tregon nëse do ta padisë personin që e goditi

Mediale Vip

Arnold Schwarzenegger merr vendim, tregon nëse do ta padisë personin që e goditi

Më: 21 maj 2019 Në ora: 00:53

Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger thuhet se nuk do ta padisë personin i cili e goditi gjatë një eventi në Afrikën e Jugut.

71 vjeçari ishte duke biseduar me fansat të shtunën që lamë pas kur një person e goditi nga prapa.

Sidoqoftë të dielën, Schwarzenegger deklaroj se nuk e ka në planë të ngreh padi ndaj tij duke e lënë të kalojë kjo situatë.

Në një video e cila u shprënda në rrjetet sociale, shihet aktori i njohur Hollywood-ian teksa po fotografohej me adhuresit e tij, kur goditet nga prapa me të dyja këmbët nga një person I paidentifikuar.

“Shumë prej jush keni kërkuar, por unë nuk po ngre akuza. Unë shpresoj se ky ishte një thirrje për zgjim dhe se sulmuesi do të kthehet në rrugën e duhur”, ka shkruar aktori në llogarinë personale në Tëitter.

Kujtojmë që organizata‘The Arnold Classic Africa’organizohet çdo vit në muajin maj që organizon sporte luftarake dhe sportet të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat