Pamela Anderson tregon se për çka po akuzohet konkretisht Julian Assange

Mediale Vip

Pamela Anderson tregon se për çka po akuzohet konkretisht Julian Assange

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:50
Pamela Anderson dhe Julian Assange

Julian Assange tash e sa kohë po mbahet i burgosur në kryeqytetin britanik të Londrës.

Themeluesi i ueb-faqes WikiLeaks ishte arrestuar na autoritet policore britanike pas disa vitesh qëndrimi në ambasadën e Ekuadorit.

Ai po akuzohet pos nxjerrjes në publik të sekreteve shtetërore të SHBA-ve edhe për ngacmime seksuale në Suedi.

Por, rreth këtyre akuzave nuk është e bindur mikesha dhe njëkohësisht aktorja, Pamela Anderson, e cila e kishte vizituar disa herë në ambasadë.

“Nëse, mbasi gjithë asaj që thashë, ju ende besoni se Julian është përdhunues, a e keni pyetur ndonjëherë veten nëse është fakti i thjeshtë një prezervativ i grisur dhe kjo mund të përbëjë “përdhunim”? Një prezervativ i grisur i cili nuk ka zbuluar gjurmë të ADN-së? Një prezervativ i grisur që ndodh në mes të takimeve të përsëritura seksuale mes të rriturve me pëlqim? Një prezervativ që Julian akuzohet se e ka grabitur qëllimisht, por pa personin tjetër në dhomë që thuhet se ka vderkur? Vetëm në rast se nuk e dinit: kjo është e gjitha për të cilën po akuzohet. Ndaloni dhe mendoni. Dhe pastaj nxirrni përfundimet tuaja”, ka shkruar bukuroshja ndër të tjerash në Instagram.

Ndryshe, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë konfirmuar se 47-vjeçari do të qëndrojë për 25 javë prapa grilave para se të mund të lirohej.

Një gjykatës britanik i ka dhënë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara një afat deri më 12 qershor që të përshkruar rastin kundër Assange. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat