Merr fund sherri mes repereve shqiptare, Fifi dhe Rina bëhen shoqe

Mediale Vip

Merr fund sherri mes repereve shqiptare, Fifi dhe Rina bëhen shoqe

Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:02
Rina, Fifi

Lufta mes Rina Balaj dhe Fifit kanë marrë fund përfundimisht. Kur Fifi publikoi këngën "Akoma", mori mbështjen e Rinës, e cila i uroi suksese koleges.

Ndërsa tani është Fifi ajo që po këshillon Rinën. Në një video ku kjo e fundit shfaqet duke kënduar, artistja Fifi i komentoi: "Të lutem këndo më shumë".

Kjo u konsiderua si një këshillë e mirë dhe një shenjë se dy artistet kanë lënë pas të kaluarën dhe tani janë mikesha. Nuk do ishte befasi nëse do vinin  në një bashkëpunim muzikor.

Më parë pati shumë debate mes repereve pasi Rina solli këngën ku e cilësonte veten si "mami" të muzikës rep.

Madje, në një puntatë të "Why Not" në RTV Ora, Fifi tha se Rina nuk mund të jetë mami pasi është vetëm 17-vjeçare dhe i mungon eksperienca.

Ndërsa Rina, në po të njëjtin emision tha se do vazhdojë ta quajë veten të tillë dhe nuk mund ta ndalojë askush.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat