Sophie Turner dhe Joe Jonas u ndanë për 24 orë pak para martesës - Bota Sot
Sophie Turner dhe Joe Jonas u ndanë për 24 orë pak para martesës

Mediale Vip

Sophie Turner dhe Joe Jonas u ndanë për 24 orë pak para martesës

Më: 22 maj 2019 Në ora: 08:28
Sophie Turner dhe Joe Jonas

Sophie Turner dhe Joe Jonas janë ndarë para se të martoheshin në Las Vegas.

“Ishte dita më e keqe e jetës sonë”, tha aktorja për Sunday Times.

“Për një sekondë ne ishim ftohur me njëri-tjetrin por pas 24 orësh ishim prapë bashkë”.

Çifti, i cili njoftoi fejesën e tyre në tetor të vitit 2017, befasoi të gjithë me një martesë në fillim të këtij muaji.

Ata i thanë PO njëri-tjetrit para familjes dhe miqve të ngushtë.

Aktorja 23 vjeçare e “Game of Thrones” tregoi gjithashtu se këngëtari i hitit “Sucker” ia shpëtoi jetën gjatë kohës kur ajo po kalonte në një fazë të keqe të shëndetit mendor.

Turner ka qenë e hapur në lidhje me betejën e saj me depresionin në të kaluarën dhe se si fama ka ndikuar në shëndetin e saj mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...