Petra vazhdon t’i akuzojë se ia morën paratë! Mozzik dhe Loredana e ‘godasin’ keq - Bota Sot
Petra vazhdon t’i akuzojë se ia morën paratë! Mozzik dhe Loredana e ‘godasin’ keq

Mediale Vip

Petra vazhdon t’i akuzojë se ia morën paratë! Mozzik dhe Loredana e ‘godasin’ keq

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:45

Loredana Zefi dhe reperi Gramoz Aliu i njohur me nofkën artistike ‘Mozzik‘ kanë paralajmëruar se do publikojnë projekte të reja.

Mozzik, ditën e djeshme ka publikuar disa fotografi në ‘Instagram‘, ku ka treguar se është duke e përgatitur videoklipin.

Ai do ta sjellë në bashkëpunim këngën e radhës dhe sipas imazheve të publikuara supozohet se edhe Loredana do të jetë pjesë e këngës.

E veçanta e këtij projekti është titulli që ata ia kanë vënë. Titulli i këngës është ‘Milly Milly’, që ka të bëjë me milionat (para) që ata tregojnë se i kanë. Duke u nisur nga skandali i fundit për akuzën e marrjes së parave nga çifti zviceran, dhe ofendimeve të shumta që iu bënë ata më sa duket kanë vendosur t’iu bëjnë ‘diss‘ të gjithë atyre që i ofenduan dhe posaçërisht gruas zvicerane, Petrës e cila e akuzoj Loredanën me akuza të rënda se ajo ia ka marrë paratë.

‘SOON !!!!! A jeni gati ? #MillyMilly’, ka shkruar reperi në foton e publikuar.

Image

Mozzik dhe Lori, nuk ka shumë ditë që ishin në Kosovë për xhirime të videoklipit të kësaj të fundit, dhe mbajtën një konferencë për media ku Loredana tha se i ka marrë paratë e çiftit zviceran por më dëshirë dhe jo më dhunë.

Image

Kujtojmë se projekti i fundit i çiftit është ‘Romeo&Juliet‘ që deri tani ka 45 milionë shikime në kanalin YouTube.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...