Portman, Moby-it: Nuk është e vërtetë se kemi qenë në lidhje - Bota Sot
Portman, Moby-it: Nuk është e vërtetë se kemi qenë në lidhje

Mediale Vip

Portman, Moby-it: Nuk është e vërtetë se kemi qenë në lidhje

Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:17
Natalie Portman

Aktorja e Hollywood-it Natalie Portman ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të muzikantit Richard Melvill Hall, i cili në librin e tij biografik “When it fell apart” ka përshkruar lidhjen e tij me aktoren, duke thënë se të dy ata ishin shumë të afërt dhe më tepër se miq.

Ai në librin e tij përshkruan se atë kohë ishte në lidhje me aktoren 20-vjeçare, karriera e së cilës ishte në ngritje. Po ashtu, ka treguar se si pas një koncerti përfunduan së bashku me Natalie.

“Isha i dehur, ndërsa ajo yll tepër i bukur i filmit. Por në zhveshtoren tim ajo flirton me mua. Kam pasur 33-vjeç, ndërsa ajo 20”, tha këngëtari i grupit të njohur “Moby”, deklarata e të cilit ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të aktores.

Muzikanti pretendon se me Natalie ishte në lidhje për dy vjet, pas së cilës u ndan.

“Nuk jemi argëtuar, ai ishte më i vjetër. Jam e befasuar që kohën e njohjes sonë ai e përshkruan si lidhje. Sa mbaj mend, nuk është e vërtetë se kam qenë 20-vjeç, pasi sapo kisha përfunduar shkollën e mesme. Isha 18-vjeçe”, ka reaguar ashpër Portman ndaj shkrimit të muzikantit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...