Sherri Rina-Tayna nuk ka të ndalur! Tani Ronela Hajati ka diçka për të thënë: 'Janë akoma të reja për të thënë që kanë karrierë...' - Bota Sot
Sherri Rina-Tayna nuk ka të ndalur! Tani Ronela Hajati ka diçka për të thënë: 'Janë akoma të reja për të thënë që kanë karrierë...'

Mediale Vip

Sherri Rina-Tayna nuk ka të ndalur! Tani Ronela Hajati ka diçka për të thënë: 'Janë akoma të reja për të thënë që kanë karrierë...'

Më: 22 maj 2019 Në ora: 23:56
Ronela, Rina dhe Tayna

Konkurenca midis repereve të talentuara Rina dhe Tayna vazhdon të diskutohet gjerësisht në media, sa tani dhe perzonazheve të ndryshme të showbizz-it u bëhet pyetja nëse pëlqejnë më shumë njërën apo tjetrën.

Në një intervistë të fundit për "Mirage", Ronela është pyetur se cilën pëlqen më shumë Taynën apo Rinën dhe me përgjigjen e saj këngëtarja la të kuptohej se Rina po i pëlqen më shumë, sidomos me këngët e fundit.

"Këto janë vajza të reja, kanë rreth 1 vit që po qarkullojnë shumë fuqishëm, janë të talentuara, kanë shumë sukses, por janë akoma të reja për të thënë që kanë një karrierë. Kanë shumë punë përpara për të bërë. Tayna më ka pëlqyer shumë në fillim ndërsa Rina më pëlqen shumë me këngët e fundit. Disa këngë Rina i ka më të bukura se Tayna. Disa këngë të tjera Tayna ka ritmin shumë të mirë. Të dyja më pëlqejnë, jam goc që i përkrah femrat, por Rina më ka pëlqyer më shumë me këngët e fundit", u shpreh Ronela.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...