Cardi B synon edhe televizionin, kërkon të krijojë një spektakël nën emrin e saj

Mediale Vip

Cardi B synon edhe televizionin, kërkon të krijojë një spektakël nën emrin e saj

Më: 23 maj 2019 Në ora: 07:07
Cardi B

Cardi B ka treguar gjithmonë se synon që emri i saj të shfaqet kudo dhe siç duket këtë ëndërr po e bën pak nga pak realitet. Së fundmi mediat e huaja kanë mësuar se këngëtarja e njohur ka aplikuar për të pasur një spektakël të sajin në televizion. Sipas “TMZ” në planet e televizionit përfshihen shërbime argëtuese në formën e disa episodeve ku do marrin pjesë artistë dhe personazhe të famshëm. Cardi B ka vendosur që spektakli i saj të mbajë emrin “Bocktails with Cardi B” dhe ka kërkuar që ta përdorë edhe si markë për një sërë produktesh, duke përfshirë edhe një linjë veshjesh. “TMZ” shkruan se në linjën e veshjeve të reperes do të ketë bluza, kapele, këpucë, funde, fustane, xhinse, pantallona të shkurtra. Gjithashtu është mësuar se markën e saj, Cardi B do e përdorë edhe për disa pije alkoolike, përveç birrës. Ndërkohë është thënë se reperja është ndaluar nga doktori të shkojë në koncerte për shkak të operacionece plastike që ka kryer së fundmi. Pavarësisht se Cardi B është mërzitur nga kjo gjë, mesa duket energjitë që do të grumbullojë nga pauza në muzikë do i përdorë për planet e reja të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat