Ardi Asllani flet pas ‘Eurovision’ dhe publikon ndryshimin e renditjes, zbulon prapaskenat me këngëtaren e Serbisë

Mediale Vip

Ardi Asllani flet pas ‘Eurovision’ dhe publikon ndryshimin e renditjes, zbulon prapaskenat me këngëtaren e Serbisë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 07:08
Ardi Asllani

Ardi Asllani, stilisti i njohur shqiptar ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë në ‘Eurovision’. Nëse ka diçka që i mahniti të gjithë dhe u komentua vetëm pozitivisht, pas performancës së Jonidës në gjysmëfinalen dhe finalen e ‘Eurovision’ ajo është veshja e këngëtares. Asllani ishte kujdesur të kuronte çdo detaj deri në perfeksion dhe ja doli të kompletojë në total pamjen e Maliqit që shkëlqeu në festivalin e madh.

Sot, disa ditë pas finale së madhe, e cila mërziti shumë shqiptarë, pasi pritshmëritë ishin të mëdha, stilisti i njohur ka lëshuar një deklaratë në lidhje me festivalin. “Çdo vit e njëjta histori, por të paktën me ndërrimin e pikëve ‘ja futëm’ Serbisë”,-shkruan ai në foton ku publikohet rezultati i korigjuar i pikëve në ‘Eurosong’.

Siç duket, Shqipëria nuk renditet në vendin e 18-të, por në të 17-tin pasi pikët janë numëruar gabim. Në këtë mënyrë, Jonida ka lënë pas përfaqësuesen e Serbisë, shteti me të cilin marrëdhëniet politike, artistike dhe shoqërore janë të tensionuara prej shumë e shumë kohësh. “Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”,-sqaron me detaje Asllani.

Kujtojmë se pas finales së ‘Eurovision’ pati shumë komente negative nga mediat serbe, të cilat simbolin e shqiponjës që bëri Jonida, e konsideruan provokim. Histori kjo që është përsëritur disa herë dhe ka përfshirë fusha të ndryshme të artit, sportit dhe kulturës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat