Alban Skenderaj flet për nënën e ndjerë: Shpresoj që po më shikon nga lartë

Mediale Vip

Alban Skenderaj flet për nënën e ndjerë: Shpresoj që po më shikon nga lartë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:01
Alban Skenderaj

Alban Skenderaj shquhet për zërin e tij melankolik, me të cilin ua ka rrëmbyer zemrat publikut shqiptar. Këngëtari edhe pas shumë vitesh karrierë po vazhdon të jetë mjaft i pëlqyer dhe i kërkuar në tregun tonë muzikor.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree” në Top Channel, i cili ndër të tjerash ka folur edhe për nënën e ndjerë, që e kishte humbur vite më parë.

Albani thotë se edhe pse nuk është i mirë në gjëra të tilla, shpreson se nëna e tij po e sheh diku nga lartë atë.

Albani këtë muaj lansoi projektin e ri “Drejt në zemër”, me reperin kosovar 2Ton, projekt ky që në kanalin zyrtar, YouTube deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë shikime.

Ndërkaq, koncertet e këngëtarit Skenderaj nuk do të mungojnë as këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat