Vendi bosh në karrigen e dasmës! 11 vite pas ikjes, Sara Hoxha ndan dhimbjen e humbjes së babait

Mediale Vip

Vendi bosh në karrigen e dasmës! 11 vite pas ikjes, Sara Hoxha ndan dhimbjen e humbjes së babait

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:16
Sara Hoxha

Një karrige bosh e rezervuar për të me një tufë lulesh të bardha mbi, kjo ka qenë panorama e vendit të Dritan Hoxhës në dasmën e vajzës, Sarës. Një kujtim kaq i trishtë ndahet sot, më 23 maj, 11 vite pas largimit nga jeta të themeluesit të Top Media-s Dritan Hoxha, pas një aksidenti fatal në kryeqytet.

E dhimbja vazhdon të jetë ende aty për familjen Hoxha. Vajza e Tanit të Top-it ndan dhimbjen në një koment prekës publikuar mëngjesin e kësaj të enjte në llogarinë e saj në Instagram.

“Për 11 vitet e kaluara të jetës sonë, gjithçka që kemi pasur kanë qenë karrigen bosh me shpresën se do të kishim ty të pranishëm. Megjithatë, asgjë nga këto nuk është e nevojshme. Ti je në mendimet e mia çdo mëngjes, çdo herë që shoh djalin tim dhe sa herë që flas me motrat dhe vëllain ose nënën time duke dashur të ishe aty për të na udhëhequr. 11 vite më parë ti e le zemrën time të thyer dhe vetëm duke u bërë prind vetë unë mësova të bashkojë copëzat bashkë.

Një gjë të cilën e them me siguri është se ti më dërgove mua London dhe më dhe një shans për ta parë jetën më pozitivisht. Çdokush që ka humbur një prind e di që dhimbja do të jetë gjithmonë aty, megjithatë ti përfundimisht mëson se si ta përballoni atë dhe të jetoni me kujtimet e tyre.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat