“Cilën nuse do më shumë?” – Babai i Alban Skënderajt përgjigjet publikisht!

Mediale Vip

“Cilën nuse do më shumë?” – Babai i Alban Skënderajt përgjigjet publikisht!

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:16
Qerim dhe Alban Skënderaj

Mbrëmjen e së mërkurës, në programin  Soiree pati një mbrëmje dedikuar Alban Skënderajt.

Mjaft miq, të afërm, familjarë e bashkëpuntorë të Albanit u mblodhën sonte për të folur mbi jetën, karrierën dhe artistin që këngëtari përfaqëson. Ndër të ftuar ishte padyshim edhe babai i Albanit, i cili nuk i është shmangur pyetjes se cilën prej nuseve të djemve ka qejf më shumë.

“Raporti im me nuset e djemve është tamam si të ishin vajzat e mia. Ndihem i realizuar në këtë drejtim falë djemve dhe nuseve”, – tregoi Qerim Skënderaj.

I pyetur se kë nuse të djemve ka më të mirë, ai përgjigjet: “Nuk ndahen jo. Është një pyetje pak intriguese. Nuk i ndaj dot sepse secila ka të veçantën e saj. Nëse ne kemi marrëdhënie baba me bijë ka ardhur sepse nuk kanë pasur marrëdhënien me babanë e tyre sepse nuset në Itali nuk kanë pasur prindërit afër. Kurse raporti me Miriamin është ndryshe sepse është dhe fusha artistike!”.

Përveçse artist, Qerimi qenka edhe diplomat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat