Surprizon Ed Sheeran, njofton papritur albumin e gjashtë

Mediale Vip

Surprizon Ed Sheeran, njofton papritur albumin e gjashtë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:00
Ed Sheeran

Ed Sheeran befasoi fansat pasi zbuloi lajmin se do nxjerrë albumin e ri në korrik.

Këngëtari ndau lajmin e mrekullueshëm me 29 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

"Projekti i Bashkëpunimeve nr.6" vjen pas albumit të tij të fundit 'Divide' që ka shitur më shumë se 15.8 milionë kopje në mbarë botën.

"I Don't Care" është kënga e parë e albumit të ri, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Justin Bieber dhe aktualisht ndodhet në krye të listave britanike.

Sheeran do zbulojë edhe bashkëpunëtorët e tjerë në album, midis tyre edhe  Chance the Rapper dhe PnB Rock.A.

Sheeran po përgatitet për një sërë koncertesh në Shtëpinë e Bardhë në Parkun e Ipswich-it në gusht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat