Ja si "dështoi" Harry në propozimin për martesë ndaj Meghan Markle

Mediale Vip

Ja si "dështoi" Harry në propozimin për martesë ndaj Meghan Markle

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:59
Meghan Markle dhe Princ Harry

Duka dhe dukesha e Sussexit mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Archie javën e kaluar, rreth një vit pas dasmës së tyre.

Pikërisht në këtë monet u zbuluan disa detaje për ciftin mbretërore. Në fakt, Princ Harry nuk arriti të bënte propozimin e ëndrrave për të dashurën e tij, Meghan Markle.

Në dokumentarin "Meghan Markle: Filmat, martesa dhe amësia", thuhet se ai donte ti propozonte gruas së tij në një vend më ekzotik se Villa Nottingham.

Korrespondentja e pallatit mbretëror Katie Nicholl pretendoi se Duka i Sussex donte të bënte pyetjen e famshme gjatë pushimeve në Botsvana.

"Një nga miqtë e tij më kishte thënë që kishte planifikuar të bënte propozimin në Botsvanë, por për çfarëdo arsye ai nuk e bëri. Kjo ndodhi disa javë më vonë, kur ata ishin në shtëpi, në Nottingham Cottage duke pjekur një pulë", tha ajo.

Edhe pse Harry nuk arriti të bënte atë që dëshironte, Meghan u kënaq nga propozimi i princit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat