Ameli në hapat e para të karrierës muzikore, Miriam Cani zbulon talentin e saj: Do të kemi surpriza

Mediale Vip

Ameli në hapat e para të karrierës muzikore, Miriam Cani zbulon talentin e saj: Do të kemi surpriza

Më: 24 maj 2019 Në ora: 06:31
Miriam Cani, Alban Skënderaj dhe Ameli

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë 2 nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar dhe mesa duket, së shpejti vendin e tyre do e zërë vogëlushja Ameli. E ftuar në ‘Soiree’ mbrëmjen e kaluar, Miriami ka zbuluar se vajza e tyre ka filluar që tani ta tregojë talentin që ka në muzikë. “Albani është shumë i përfshirë në marrëdhënien me Amelinë, më shumë në rrafshin shpirtëror. Përveç babait do thoja, tashmë Ameli po zë vendin tim sepse Albanit i duhet edhe një partnere. Nuk ka ditë që nuk këndojnë së bashku”, është shprehur Miriami. “Ameli ka një vesh të jashtëzakonshëm muzike. Është shumë e talentuar dhe tani ka filluar edhe të kompozojë. Albani luan meloditë dhe Ameli vazhdon të kompozojë. I bën ato meloditë vetë, i vijnë natyrshëm. Unë pres me padurim të rritet sepse do të kemi shumë surpriza nga Ameli”, ka vazhduar këngëtarja. Çifti gjithmonë e ka treguar se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tyre dhe me ndihmën e tyre, së shpejti mund të lindë një ‘yll’ në muzikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat