Anjeza Shahini i rikthehet punës pas lindjes së vajzës, publikon pamjet e talenteve të rinj britanik

Mediale Vip

Anjeza Shahini i rikthehet punës pas lindjes së vajzës, publikon pamjet e talenteve të rinj britanik

Më: 24 maj 2019 Në ora: 06:46
Anjeza Shahini

Anjeza Shahini u bë nënë e një vajze dhe po përjeton momentet më të lumtura në jetë.

Edhe pse e vogla ka ende nevojë për përkujdesje, këngëtarja shqiptare ka gjetur hapësirë gjatë ditës për t’ju rikthyer punës.

Siç ka zbuluar më herët, Anjeza është trajnere vokali e talenteve të rinj dhe bashkëpunon me studio dhe televizione të ndryshme që kanë lidhje me muzikën.

Ajo ka publikuar pak minuta më parë një grup fotosh të disa prej të rinjve anglezë që kanë dhënë audicione para saj dhe pjesëtarëve të tjerë të jurisë për t’u bërë pjesë e një shfaqjeje televiziveve. Anjeza i komplimenton të rinjtë që me pasion duan të nisin karrierën për të prodhuar muzikë të mirë.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare publikon detaje të tilla nga puna e saj. Edhe pse ka kohë që është larguar nga Shqipëria për të jetuar me bashkëshortin, pasioni për muzikën e ka ndjekur dhe tashmë është kthyer në një profesion edhe në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat