Mediat spanjolle i bëjnë jehonë klipit të ri të Rona Nishliu

Mediale Vip

Mediat spanjolle i bëjnë jehonë klipit të ri të Rona Nishliu

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:05
Rona Nishliu

Mediat spanjolle i kanë kushtuar një hapësirë të dedikuar këngëtares shqiptare Rona Nishliu.

Ka qenë vetë ajo që e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në ‘InstStory’.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi klipin më të ri ‘Me lule t’bukra’ që është pjesë e projektit më të fundit të Ronës.

Pikërisht për të mbështetur këtë projekt ka shkruar ‘OGA Espain’, një media shumë e njohur sidomos për promovimin e artistëve të ‘Eurovision’ në Spanjë.

Ata kanë shkruar me superlativa për vokalin e Ronës dhe kanë ftuar vendasit të dëgjojnë këngën e re të saj, e cila ka motive shqiptare.

Kujtojmë se Nishliu u bë shumë e njohur pas pjesëmarrjes me këngën ‘Suus’ në ‘Eurovision 2012’, një nga performancat më të mira të Shqipërisë në festivalin europian.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat