Dalin detaje nga prapaskenat e Eurovision, mes Jonida Maliqit dhe këngëtares serbe

Mediale Vip

Dalin detaje nga prapaskenat e Eurovision, mes Jonida Maliqit dhe këngëtares serbe

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:48
Jonida Maliqi

Stilisti që u kujdes për paraqitjen e Jonida Maliqit në Eurovision 2019, ka zbuluar një prapaskenë të festivalit që lidhet me përfaqësuesen e Serbisë.

Ditë më parë nëpër mediat sërbe po qarkullonin lajme se ‘kinse’ Jonida Maliqi kishte provokuar përfaqësuesen e Sërbisë në Eurovision duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Pas këtyre thashethemeve stilisti i këngëtares shqiptare ka publikuar një shkrim në Instastory, ku flet rreth kësaj çështje.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm, nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale” shkroi Ardi në postimin e bërë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat