Shkruajnë për të kaluarën e tij, reagon babai i Adelinës dhe Zanfinës, Rexhep Ismaili: Nuk e kam lënë familjen, gjithnjë kam qenë afër tyre

Mediale Vip

Shkruajnë për të kaluarën e tij, reagon babai i Adelinës dhe Zanfinës, Rexhep Ismaili: Nuk e kam lënë familjen, gjithnjë kam qenë afër tyre

Më: 24 maj 2019 Në ora: 18:04
Babai i motrave Ismaili

Gjatë ditës së enjte, ka qarkulluar në media një lajm lidhur me të shkuarën dhe të tashmen e babait të motrave Ismaili, Adelinës dhe Zanfinës.

Përveç informacioneve të gabuara lidhur me vendin ku ka jetuar, për Rexhep Ismailin u shkruajt edhe për jetën e tij private dhe ndarjen nga nëna e vajzave të tij, të ndjerën Mona Ismaili.

Duket se i prekur nga kjo gjë, Ismaili vendosi të reagojë me një koment në rrjetin social Facebook, duke replikuar në lajmin që gabimisht u dha për të.

Ai tha se është e vërtetë që sot është i martuar me zonjë tjetër por jo me gruan që u aludua në lajmin në fjalë, teksa me Monën ishte ndarë paqësisht dhe me marrëveshje.

“Mos gënjeni përcjellësit tuaj, të vërtetën jua jap unë prej dorës së parë nëse e doni. Kurrë s’kam punuar në Gjermani, por në Austri dhe s’e kam lënë familjen-fëmijët, gjithnjë kam qenë dhe do të jem afër tyre. Ndarja ime ka qenë me marrëveshje të dy anshme, për dijeninë tuaj, këtu unë paraqitem si i pashpirt dhe e ndjejë veten tej mase të ofenduar, dhe luteni të keni mirësinë dhe korrektësinë”, ka shkruar Rexhep Ismaili në këtë koment të bërë në rrjetin social Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat