Adam deklarohet pas largimit nga The Voice

Mediale Vip

Adam deklarohet pas largimit nga The Voice

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:54
Adam Levine

Pas largimit nga The Voice, ku ishte në rolin e gjyqtarit për 16 sezone, Adam Levine e ka dhënë deklaratën e tij.

Vokalisti i grupit muzikor “Maroon 5” shkroi disa fjalë prekëse në Instagram.

“Para tetë vjetësh, Mark Burnett na bindi që të nënshkruanim për këtë emision ku ti ulesh në një karrige të madhe të kuqe, me shpinë të kthyer nga këngëtarët në skenë. Falënderimi i parë duhet t’i shkoj Markut”.

“Nuk e kishim idenë se çfarë po bënim ose ku po shkonte kjo. Pas ditës së parë të xhirimeve, unë u ula këtu, i mahnitur. I thash vetes: ‘Ka disi magji këtu’”.

“Ndonjëherë vërtetë është duke ndodhur. Kjo rezultoi të jetë një eksperiencë jetësore që do të jetë në zemrën time gjithmonë”.

“Ishte koha që unë të eci tutje. Përkrahja juaj për mua ka qenë GJITHÇKA. Ju falënderoj të gjithëve”, shkroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat