Fansat e pakënaqur me figurën e Ariana Grandes

Mediale Vip

Fansat e pakënaqur me figurën e Ariana Grandes

Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:25
Ariana Grande

Fansat nuk janë të kënaqur me figurën e fundit prej dylli të Madame Tussauds të Ariana Grandes, e cila do të vendoset në Londër.

Kompania ka postuar në Twitter disa fotografi të reja të kësaj figure, ku ka shkruar: “Ju e zgjodhët stilin klasik të Arit. Tani e kemi stilin e saj të përfunduar dhe mund ta shihni në Madame Tussauds të Londrës për pesë javë”.

Fansat nuk janë përmbajtur dhe u shprehën në lidhje me atë se si ndihen rreth kësaj figure.

“Asgjë kundër punës, por… është shumë e keqe”, shkroi një fans. Ndërkaq tjetri shtoi: “Falë Zotit që është vetëm për pesë javë sepse ajo nuk duket fare si ajo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat