Kinema, Di Caprio-Pitt miq në skenë dhe realitet

Mediale Vip

Kinema, Di Caprio-Pitt miq në skenë dhe realitet

Më: 25 maj 2019 Në ora: 12:56
Leonardo Di Capsio dhe Bred Pitt

Filmi “Na ishte një herë në Hollywood” është një letër e hapur dashurie që i drejtohet industrisë së kinemasë dhe gjithë aktorëve të rendit të dytë që e kanë bërë këtë industri të madhe, deklaroi Leonardo DiCaprio, protagonist me Brad Pitt të filmit të regjisorit Quentin Tarantino në garë për Palmën e artë në Festivalin e Kanës.

“Na ishte një herë në Hollywood, është një letër dashurie drejtuar kinemasë, industrisë së kinemasë dhe atyre aktorëve të rendit të dytë në kinema dhe të televizionit të harruar, por që e kanë bërë këtë industri të madhe”, theksoi DiCaprio në një prej festivaleve më prestigjiozë të filmit në botë.

“Personazhi im, që është një aktor popullor për serialet televizive, si dhe një dublant që bën gjithçka, që është roli i Leonardos, janë plotësues dhe jetojnë në historinë e këtij filmi një miqësi të madhe të cilën e kemi interpretuar shumë mirë, sepse jemi miq edhe në jetën e vërtetë”, thekson Brad Pitt në konferencën për shtyp para festivalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat