U ofenduan publikisht! Rosela Gjylbegu flet për sherrin me Encën dhe Olti Currin: ''Më ranë në qafë...''

Mediale Vip

U ofenduan publikisht! Rosela Gjylbegu flet për sherrin me Encën dhe Olti Currin: ''Më ranë në qafë...''

Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:02
Olti Curri, Enca, Rosela Gjylbegu

Rosela Gjylbegu ka bërë le të themi një “sherr” publik përpara disa vitesh me dy personazhe të famshëm si opinionisti Olti Curri dhe këngëtarja Enca.

Në vitin 2016 në festivalin “Kënga Magjike” Rosela e etiketoi Oltin me fjalën balenë dhe duke thënë se pjesëmarrja e tij në jurinë e Këngës Magjike ishte e papërshtatshme, gjë e cila nuk u prit mirë nga opinionisti.

Ndërsa sherri me Encën ndodhi vitin e kaluar kur Rosela deklaroi publikisht se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Encën. Pas kësaj deklarate Enca iu kthye Roselës duke e quajtur "gjyshe".

E ftuar në emisionin "Rreze dielli", Rosela foli për herë të parë mbi këtë temë duke pohuar se me dy personazhet nuk është pajtuar ende.

"Jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafe, po patjetër. Me rane ne qafe tek të dy rastet. Po akoma nuk kemi mbërrit te pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj që përgjigjen e dha vetë pubkliku. Unë nuk kam për çfarë të komentoj asgjë më shumë, asgjë më pak", u shpreh Rosela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat