Albana Osmanin e krahasojnë me Elvanën, moderatorja 'lëshon gojën' në përgjigje

Mediale Vip

Albana Osmanin e krahasojnë me Elvanën, moderatorja 'lëshon gojën' në përgjigje

Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:33
Albana Osmani dhe Elvana Gjata

Albana Osmani është një prej prezantueseve më të njohura në vendin tonë.

Së fundmi ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka ndarë mjaft foto që ka bërë edhe në eventin më të rëndësishëm të bamirësisë amfAR Gala.

Por, Albana nuk ka postuar vetëm foto nga ky eveniment. E themi këtë, pasi prezantuesja ka postuar edhe video nga bregdeti i Francës.

Krahas saj ajo ka shkruar:

Të zgjohesh në një festë dallgësh! Videon ma bëri Brad Pitt-i edhe atë e kam shok.”

Pas kësaj një fans i ka shkruar se ajo ka kopjuar Elvana Gjatë, pasi edhe këngëtarja ka bërë foto në breg të detit disa ditë më parë.

‘U bëtë të gjithë si Elvana’ ishte komenti i shkruar nga ndjekësi.

Image

'Bëji dhe ti! Deti është i joni, i ne të gjithëve.Kam bërë video të tilla që në vitin 1995. Kujt i plasi. Shijo jetën’ ishte përgjigja e moderatores sa mund të thuhet se ka lëshuar edhe gojën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat