David uron “Spice Girls” për turneun, ka një mesazh të veçantë për Victorian

Mediale Vip

David uron “Spice Girls” për turneun, ka një mesazh të veçantë për Victorian

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:26
David Beckham dhe Victoria Beckham

Bashkëshorti i Victoria Beckham, David, ka uruar vajzat e “Spice Girls” për rikthimin pas shumë vitesh në një turne.

David Beckham në urimin për grupin “Spice Girls”, ua bëri me dije që është vetëm një “Posh”, duke iu referuar Victorias.

Meqë ky turne i grupit të famshëm nisi pa Victrian, ky duhet të jetë mesazhi më i mirë që ajo e ka pranuar këto ditë.

“Si dikush që ka jetuar me Posh Spice në 23 vitet e fundit, e di se sa emocionale do të jetë… Por, dua t’ju uroj shumë fat vajzave në turneun e tyre fantastik. Do të ketë vetëm një Posh Spice”, ka shkruar ai.

Image
“Spice Girls” mbrëmë kanë performuar në Dublin, ku priteshin me padurim nga fansat e tyre.

Megjithatë, ka pasur reagime të shuma pas këtij koncerti, pasi që fansat u zemëruan për problemet me zërimin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat