Shtëpinë e Adam Levine e bleu Ellen DeGeneres

Mediale Vip

Shtëpinë e Adam Levine e bleu Ellen DeGeneres

Më: 25 maj 2019 Në ora: 20:11
Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi

Adam Levine dhe Behati Prinsloo, po lëvizin.

Këngëtari i Maroon 5 dhe modelja kanë shitur shtëpinë e tyre në Beverly Hills, për 45 milionë dollarë, sipas LA Times.

Shtëpia doli në shitje për 47.5 milionë dollarë dhe u ble një vit më parë për 33.9 milionë dollarë.

Këtë pronë e blenë Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi.

Shtëpia është mbi 10 mijë metra katror e madhe, ka dyer dhe dritare të çelikut dhe dy kuzhina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat