Nis shfaqja e filmit ku Blerim Destani luan përkrahë Travoltës dhe Freeman - Bota Sot
Nis shfaqja e filmit ku Blerim Destani luan përkrahë Travoltës dhe Freeman

Mediale Vip

Nis shfaqja e filmit ku Blerim Destani luan përkrahë Travoltës dhe Freeman

Më: 26 maj 2019 Në ora: 06:43
Blerim Destani luan përkrahë Travoltës dhe Freeman

Kohë më parë ishte bërë e ditur pjesëmarrja e aktorit të njohur shqiptarë në këtë film i cili në disa imazhe të publikuara është i uluar në një tavolinë bixhozi përkrah dy artishtave të njohur Hollywood-ian.

Regjisor i filmit është George Gallo dhe ka për temë një detektiv veteran në qytetin e Los Angeles i cili rikthehet në qytetin e tij në Texas për të zgjidhur një mister.

Ndërkohë, Blerim Destani është një nga aktorët më të suksesshëm shqiptar në botë, sukseset e të cilit kanë kaluar kufijtë shqipfolëse.

Aktori shqiptar Blerim Destani është pjesë e filmit ‘The Poison Rose’ në të cilin luan përkrah dy yjeve të kinematografisë botërore, John Travolta dhe Morgan Freeman.

Filmi i ri tashmë ka filluar të shfaqet në kinematë amerikane ndërsa Blerimin e shohim në rolin  e Lorenzo Rodriquez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...