Ja shifra marramendëse që paguan Rihanna në javë për shtëpinë

Mediale Vip

Ja shifra marramendëse që paguan Rihanna në javë për shtëpinë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 07:53
Rihanna

Rihanna, ka një vit që është shpërngulur në Londër. Askush nuk e dinte. E nëse nuk do ta zbulonte vetë këtë sekret, sërish nuk do ta dinim se ajo ka një shtëpi të re. Në një intervistë për “New York Times”, ylli i Pop-it dhe modës e zbuloi këtë fakt teksa tha se po e shijon jetën e saj në kryeqytetin britanik.

Ajo shtoi se ka shkuar atje për të qenë më pranë ekipit që punojnë për kompaninë e saj të modës, “Fenty”. Aktualisht këngëtarja me famë botërore po jeton në një shtëpi me qira, dhe nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja duket se banesa është një mrekulli. Shtëpia e bardhë 4-katëshe ka 7 dhoma gjumi, palestër dhe një kopsht me pamje përrallore.

Por sa paguan Rihanna? 16 mijë paund në javë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat