Në një pjesë të shkurtër të intervistës së David Letterman me Kanye West, që transmetohet të premten e ardhshme, gruaja e reperit, Kim Kardashian West, ndau pjesën prekëse kur artisti flet për nënën e tij Donda, e cila vdiq në vitin 2007.
“Kjo do të ishte koha më e mirë e jetës së saj. Që këta fëmijë të vrapojnë rreth shtëpisë së saj. Më kujtohet nëna ime se si ma bleu një ari me shumë ngjyra”.
“Por ajo është këtu me ne dhe na udhëzon”, thotë West më tej.
Gjatë intervistës, reperi flet edhe për muzikën, modën, ‘zënkën’ e tij me Drake dhe mbështetjen e tij për Presidentin Trump.